Ish-kryeministri i Australisë, Tony Abbott pretendon se zyrtarët malajzianë besonin se piloti ka rrëzuar avionin malajzian të fluturimit MH370 që u zhduk në vitin 2014, transmeton Anadolu Agency (AA).
Abbott ishte kryeministër i Australisë në kohën kur avioni malajzian u zhduk nga radarët ndërsa deklarata e tij është pjesë e një filmi dokumentar mbi avionin e zhdukur të cilin e përgatiti “Sky News”.
Ai sqaroi se zyrtarë të lartë malajzianë besonin se piloti Zaharie Ahmad Shah me vetëdije ka rrëzuar avionin.
“Kur e kuptova nga zyrtarë të lartë të qeverisë malajziane, në fillim besonin se bëhet fjalë për një akt vetëvrasës të pilotit”, tha Abbott.
I pyetur nëse këtë ia kanë thënë, Abbott sqaroi se nuk mund të thotë se kush çfarë ka thënë.
“Por, dua të jem i qartë se të kuptuarit tek zyrtarët më të lartë pothuajse tërësisht të sigurtë ishte se bëhet fjalë për një akt vetëvrasës të pilotit”, tha Abbott.
Avioni i Malaysia Airlines i fluturimit MH370 në relacionin Kuala Lumpur-Pekin u zhduk më 8 mars të vitit 2014 me 227 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit. Shumë vende u përfshinë në kërkimin, por avioni nuk u gjet.
Kërkimet përfunduan në fillim të vitit 2017.
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...