Rusia po përpiqet të anashkalojë sanksionet perëndimore nëpërmjet Turqisë, paralajmëron zyrtari i Thesarit të SHBA-së.
Zëvendës sekretari i thesarit i SHBA-së, Wally Adeyemo, i ka thënë zëvendësministrit të Financave të Turqisë, Yunus Elitas, se subjektet dhe individët rusë po përpiqen të përdorin Turqinë për të anashkaluar sanksionet perëndimore të vendosura pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.
Në një telefonatë, të dy diskutuan gjithashtu përpjekjet e vazhdueshme për zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë, tha departamenti i thesarit.
Kurse, ministria turke e financave tha se Elitas kishte theksuar marrëdhëniet e thella ekonomike dhe politike të Turqisë me Rusinë dhe Ukrainën, por gjithashtu se zotin Adeyemo u sigurua se Ankaraja nuk do të lejonte asnjë shkelje të sanksioneve.
Ministria tha: “Elitas konfirmoi se qëndrimi i Turqisë nuk ka ndryshuar në lidhje me proceset dhe sanksionet aktuale, por se nuk do të lejonte shkeljen e sanksioneve nga asnjë institucion apo person”. /abcnews.al/
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten