Zyrtarët e lartë amerikanë dhe rusë do të takohen në Arabinë Saudite ,për ato që pritet të jenë bisedimet më të rëndësishme deri më tani për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Tani për tani nuk ka shumë detaje, por pritet që takimi në Riad të zhvillohen biseda që mund të hapë rrugën për një samit midis Donald Trump dhe Vladimir Putin në javët e ardhshme.
Kjo pason një telefonatë midis dy udhëheqësve javën e kaluar, në të cilën ata ranë dakord të fillonin bisedimet për t’i dhënë fund luftës.
Dialogu ka ngjallur shqetësim në Ukrainë dhe në mbarë Evropën se ata po përjashtohen nga negociatat, duke nxitur një takim mes liderëve dje në Paris.
Udhëheqësit evropianë u zotuan të investojnë më shumë në mbrojtje, dhe të udhëheqin në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...