Dhoma e Lartë e Asamblesë Federale të Zvicrës ka vendosur që të zgjasë mandatin e forcës paqeruajtëse zvicerane në Kosovë deri në vitin 2026, së cilës do t’i skadonte mandati deri në fund të këtij viti.
KFOR-i duhet të jetë ende në Kosovë, për shkak të brishtësisë së situatës, theksoi përfaqësuesja e partisë zvicerane Aleanca e Qendrës, Andrea Gmur-Schonenberger, në emër të Komisionit për Politikë të Sigurisë, raporton “tvsvizzera”.
“Është në interesin e Zvicrës që të vazhdojë përdorimin e Swisscoy, i cili është i integruar në KFOR, veçanërisht për arsye sigurie”, tha Këshilli i Shteteve.
Po ashtu, Thierry Burkart, deputet i Partisë Radikale Liberale (FDP) në Zvicër, siç transmeton albinfo.ch, ka folur për diasporën e madhe kosovare në Zvicër.
Ai tha po ashtu se një konflikt i armatosur në Ballkan mund të zhvendosë mijëra njerëz.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...