Vetëm një e treta e të huajve kanë përfituar shtetësi zvicerane në tre muajt e parë të këtij vitit, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.
Statistikat zyrtare tregojnë se në mes të muajit janar dhe mars shtetësinë e fituan 9 mijë e 98 persona – apo 3 mijë e 80 persona më pak se tremujorin e parë të vitit 2017.
Nuk është krejtësisht e qartë pse këto shifra kanë shënuar një rënie kaq të madhe, mirëpo autoritet besojnë se është më shumë një “luhatje e përkohshme”, dhe jo një trend i përgjithshëm, shkruajnë mediat zvicerane.
Nga fillimi i vitit 2018 janë paraqitur disa ndryshime për marrjen e shtetësisë së Zvicrës, ndër to figuron edhe kushti për njohjen e gjuhës standarde.
Marrja e shtetësisë në Zvicër është një proces i cili mund t’i marrë deri në tri vite për të përfunduar.
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...