
Syria's President Bashar al-Assad speaks during an interview with AFP news agency in Damascus, Syria in this handout picture provided by SANA on April 13, 2017. SANA/Handout via REUTERS
Zvicra ka hapur një hetim për krime luftë për Rifaat al-Assad, xhaxhain e liderin sirian, Bashar al-Assad.
Hetimi i hapur para katër viteve, ka ngecuar përkundër ‘provave bindëse’, kanë deklaruar një grup i aktivistëve dhe avokatëve, transmeton portali arbresh.info
Grupi i bazuar në Gjenevë TRIAL International tha se kishte ngritur ankesën kundër Rifaat al-Assad për masakrat e pretenduara në Tadmor në vitin 1980 dhe Hama në vitin 1982.
“Ai ishte në komandën e Brigadave të Mbrojtjes, trupat komando të elitës së vendit, në vitet 1980,”thuhet në deklaratën e grupit. “Besohet se nën udhëheqjen e tij janë kryer masakrat ndaj mijëra njerëve në Tadmor dhe Hama”.
Pas ankesës së gjyqit, një hetim i Asadit, xhaxhai i Bashar al Assad dhe vëllai i vogël i babait të tij, Hafez Assad, ish-presidenti i Sirisë, filloi në 2013, tha grupi. Por hetimi ka ngecur, thanë avokatët e paditësve, të udhëhequr nga Damien Chervaz.
Sipas tyre hetimet janë duke marrë kohë për shkak të natyrës “komplekse” të incidenteve që kanë ndodhur në një vend tjetër.
Khaled Al-Khani, një artist sirian i cili tha se babai i tij ishte torturuar dhe vrarë në Hama gjatë vitit 1982, është njëri nga paditësit. “Nëse drejtësia mund t’ju jepet viktimave të Srebrenicës ose Ruandës, atëherë e njejta gjë duhet bërë edhe për ne”, ka deklaruar ai për një televizion zviceran./arbresh.info/
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...