Zvicra do të mund t`i dëbojë të huajt me dosje krimi edhe në rastet kur veprat penale të planifikuara të tyre kanë mbeturnë tentativë.
Kështu ka vendosur Gjykata Federale me seli në Lozanë, që është shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend, shrkuan sda.ch.
Me këtë vendim, Lozana i ka dhënë të drejtë Gjykatës së Lartë të Kantonit Aargau e cila kishte vendosur në mënyrë identike lidhur me një rast të tentimit të kryerjes së vjedhjes së dhunshme, transmeton albinfo.ch. Sipas Gjykatës Federale, kur kemi të bëjmë me dëbimin nga Zvicra, nuk luan rol fakti nëse vepra e caktuar penale është kryer në plotëni ose ka mbetur në tentative.
Rasti konkret kishte të bënte me ankesën që një shtetas i huaji kishte bërë në Gjykatën Federale, kundër një vendimi të Gjykatës së Lartë (të Kantonit) të Aargaut. Gjykata në fjalë e kishte dënuar atë, veç tjerash, edhe me dëbim nga Zvicra dhe ndalim hyrjeje për pesë vitet e ardhshme.
Duke filluar nga vitit 2016, të huajt që kanë kryer vepra të caktuara penale mund të dëbohen nga Zvicra me ndalim hyrjeje për 5 deri 15 vjet.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit