Viktima e njoftoi vetë policinë kantonale të Cyrihut pak pas orës 23:00, ka njoftuar policia, të shtunën, transmeton albinfo.ch. Policët që u dërguan në vendngjarje e gjetën 43-vjeçarin të plagosur rëndë në apartamentin e tij. Përkundër ndihmës së menjëhershme në ringjallje, kosovari ndërroi jetë nga plagët e marra, shkruan sda.ch.
Sipas raportimeve, një burrë 56-vjeçar nga Uganda dyshohet se ka kryer krimin. Ai u arrestua pak më vonë në stacionin e trenit Dietikon.
Rrethanat e sakta të krimit dhe motivi janë aktualisht të paqarta. Policia Kantonale e Cyrihut dhe Zyra e Prokurorit Publik I për Krime të Dhunshme kanë filluar hetimet.
Përveç policisë kantonale, në detyrë ishin edhe policia e qytetit Dietikon, shërbimet e shpëtimit, mjekët e urgjencës, Instituti i Mjekësisë Ligjore i Cyrihut dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore i Universitetit të Cyrihut
Mes sulmeve të reja në Kiev, Zelenskyy do të takohet me udhë...
“Çmendet” Man Unitedi, gati ofertën 200 milionëshe për Jude ...
Zjarrfikësit japin detaje për shtëpinë që u përfshi nga zjar...
Abdixhiku: Zotohem se do t’ju prij e shërbej me dinjitet
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit në vendngjarje
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...