Një grua në Zvicër u lëndua rëndë pasi doli nga makina e saj me motorin ende të ndezur, çka bëri që vetura ta shkelë atë tre herë, tha policia.
45-vjeçarja kishte dalë nga makina e saj në një zonë banimi në St Gallen në Zvicrën verilindore, ndoshta për të nxjerrë diçka nga bagazhi, tha policia rajonale, raporton Guardian.
Por më pas, makina, e cila ishte në një pjerrësi të lehtë, filloi të ecte mbrapa.
Gruaja kishte tentuar të ndalonte mjetin, para se të rrëzohej në tokë dhe ishte shkelur për herë të parë.
Më pas, makina ishte përplasur me një automjet tjetër dhe u kthyer në drejtim të kundërt, duke e shkelur gruan për herë të dytë, tha policia.
Por makina më pas goditi një trotuar, duke u kthyer sërish në drejtim të gruas dhe duke e shkelur atë për herë të tretë, përpara se përfundimisht të godiste një pengesë prej druri dhe të ndalonte.
Gruaja është dërguar në spital në gjendje të rëndë. /arbresh.info/
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...
Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të h...
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...