Zonja e Parë e SHBA-ve: Biden do të jetë president i të gjitha familjeve tona

21:50 | 7 Nëntor 2020

Gruaja e presidentit të ri amerikan, Jill Biden dhe njëherit Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, është deklaruar pas fitores së bashkëshortit në zgjedhjet presidenciale.

Zonja e Parë ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj personale në ‘facebook’ me Bidenin, ku dyshja mbajnë një pano me mbishkrim ku e cilëson si president, përcjell portali arbresh.info

“Ai do të jetë president i të gjitha familjeve tona”, ka shkruar ajo.

Ajo çfarë e bën të veçantë Zonjën e Parë të re, është fakti se do të jetë e para që do të vazhdojë të punojë jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Ndryshe, Jill Biden është profesoreshë e gjuhës angleze në kolegjin Northern Virginia Community, e pasi që bashkëshorti i saj do të jetë president i Shteteve të Bashkuara, do të vazhdojë të kryej detyrën e profesoreshës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara