Një zjarr i madh përfshiu dje në orët e para të mëngjesit një bazë ushtarake ruse të vendosur pranë Moskës.
Zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe ekipet e zjarrfikësve mundën ta vendosnin në kontroll vetëm pas disa orësh.
Shkaqet e këtij incidenti janë ende të paqarta, ndërkohë që kohët e fundit janë shtuar ngjarje të ngjashme në facilitetet ushtarake ruse, nën hijen e dyshimit se mund të bëhet fjalë për akte sabotazhi nga ana e ukrainasve.
Ministria e Brendshme në Rusi nuk ka dhënë ende një koment për zjarrin apo nëse ngjarja ka lidhje me luftën në Ukrainë.
Një ditë më parë, një zjarr misterioz përfshiu aeroplanmbajtësen e vetme të ushtrisë së Putin ndërsa ajo ishte në proces remonti. /A2news.al/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...