Gazetari dhe shkrimtari Roberto Saviano ka akuzuar mafien italiane që është shkaktare e zjarrit masiv në malin Vesuvius.
Zjarri i madh ka detyruar shumë turistë dhe vendas të largohen nga qyteti, transmeton portali arbresh.info
Përmes një video të postuar në Facebook, eksperti italian i mafias dhe gazetari Robert Saviano tha se “organizatat kriminale” janë fajtore për zjarrin masiv.
Ai pretendoi se zjarri ka filluar pas djegies së mbeturinave të paligjshme ose si një përpjekje për të bllokuar ndërtimet në atë zonë.
Sipas policisë dhe prokurorëve publikë, besohet se zjarri është shkaktuar nga dora e njeriut.
Një i dyshuar tashmë është arrestuar pasi u identifikuan në videon për mbikqyrje, raporton La Repubblica.
Flakët kanë shkatërruar disa hektarë tokë, duke përfshirë Cratere degli Astroni, një krater vullkanik dhe rezervë natyrore./Arbresh.info
Tentoi të udhëtonte me dokumente të rreme drejt Gjermanisë, ...
Detaje nga rasti tragjik në Skenderaj: Babai e gjeti djalin ...
Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi sulm me kaçavidë ...
Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë
Armëpushimi, zbardhet propozimi me 10 pika që Irani i dërgoi...
Studentët e Pejës dalin në protestë kundër sulmeve ndaj Ramu...