25 persona kanë humbur jetën pas një zjarri në dy ndërtesa në Kalkutë të Indisë. Autoritetet lokale të theksuan se kërkimet vazhdojnë për rreth 27 persona të zhdukur. Zjarri shkatërroi ndërtesat e një kompanie dekorimi dhe një restoranti të ushqimit të shpejtë.
Ministri Sujit Bose tha se numri i të vdekurve mbetet i përkohshëm pasi ende nuk dihet fati i personave të zhdukur. Kreu i shërbimeve lokale të emergjencës tha se ndërtesat që u shkatërruan nuk kishin të gjitha pajisjet e sigurisë të kërkuara me ligj.
Zjarret janë të zakonshme në Indi, për shkak të gjendjes së dobët të infrastrukturës. Në fillim të janarit, një klub nate në qytetin bregdetar të Goas u përfshi nga flakët, duke vrarë 25 persona.
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...
Normalizohet qarkullimi i mauneve në kufirin me Serbinë, pas...
Chiellini paralajmëron Juventusin për duelin me Galatasaray
Zjarri në Indi, 25 të vdekur dhe 27 të zhdukur pas shpërthim...
I arrestuari me urdhër të Prokurorisë Speciale është kryeshe...
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...