Presidenti amerikan, Joe Biden ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për katastrofë në Hawai dhe ka zhbllokuar ndihmën federale për ishujt e shkatërruar nga zjarret.
Ndihma mund të përfshijë grante për riparime banesash dhe shtëpish, kredi me kosto të ulët për të mbuluar humbjet e pronave të pasiguruara dhe programe të tjera.
Më herët, Shtëpia e Bardhë tha se administrata po “po punon shumë ngushtë me Hawaiin” ndërsa lufton me zjarret shkatërruese që kanë lënë dhjetëra njerëz të vdekur.
36 persona kanë vdekur, mbi 10 mijë janë evakuuar dhe qindra shtëpi dhe dyqane janë shkatërruar. Ishulli më i prekur është Maui./abcnews.al
Leonard Ademaj kërkon burgim të përjetshëm: Vrasësit e Lirid...
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...