Zjarret kanë shkatërruar të paktën 650 hektarë tokë në departamentin Gard, në jug të Francës.
Météo-France e vendosi rajonin “në gatishmëri maksimale për zjarret pyjore”, për shkak të temperaturave të larta, shpërthimeve të erës dhe vegjetacionit të dobësuar nga thatësira ekstreme dhe e hershme, shkruan euronews, transmeton portal arbresh.info
Rreth 745 zjarrfikës nga e gjithë Franca janë mobilizuar për atë që punonjësit e ndihmës lokale e quajnë “mega-zjarr” në veri të zonës, pranë Ardèche.
“Ne po punojmë për të shuar zjarrin në të gjitha skajet, por do kohën e saj edhe kjo punë, sepse zjarri është me kilometra i gjërë”, , tha nënkoloneli Eric Agrinier, oficer i komunikimit për zjarrfikësit Gard.
Sipas kryetarit të bashkisë së Gagnières, Olivier Martin, fshati u “shpëtua” falë zjarrfikësve që ndezën shpejt një kundërzjarr.
Megjithatë, ky zjarr mbetet modest krahasuar me 5000 hektarët e djegur në shtator të vitit 1985 pak kilometra larg, në rajonin e Portes, një fatkeqësi e përjetshme në kujtesën e banorëve të moshuar.
Autoritetet në Francë thonë se zjarri është shkaktuar si pasojë e ndryshimeve klimatike./arbresh.info/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...