Një person ka vdekur ndërsa zjarri më i madh në Francë këtë verë përfshiu një rajon jugor, duke detyruar turistët dhe banorët të largohen.
Zyrtarët i quajtën skenat “ferr” pasi flakët shpërthyen në Ribaute në rajonin e Aude, afër kufirit me Spanjën, sipas Sky News.
Viktima vdiq në shtëpinë e tij në fshatin Saint-Laurent-de-la-Cabrerisse, rreth 20 milje në veri të qytetit të Perpignan, thanë zyrtarët.
Trembëdhjetë persona janë plagosur, përfshirë 11 zjarrfikës, që kur zjarri filloi të martën, shtuan autoritetet.
Një person që fillimisht mendohej se ishte i zhdukur është gjetur dhe është shëndoshë e mirë.
Ministria e Brendshme franceze tha se zjarri mbetet “shumë aktiv” dhe ka djegur tashmë 13,000 hektarë një zonë më të madhe se Parisi.
Të paktën 25 shtëpi janë djegur, ndërsa shumë rrugë janë mbyllur.
Flaka po përhapet me shpejtësi nëpër pyje dhe fshatra, duke i detyruar banorët dhe turistët të largohen.
Rreth 2,000 zjarrfikës dhe disa avionë po punojnë për shuarjen e flakëve.
Kushtet e nxehta, të thata dhe me erë ua kanë vështirësuar zjarrfikësve kontrollin e flakëve, shtuan zyrtarët.
Jacques Piraux, kryebashkiaku i fshatit Jonquieres, i tha transmetuesit BFM TV: “Është një skenë trishtimi dhe shkatërrimi. Duket si një peizazh hënor, gjithçka është djegur. Më shumë se gjysma ose tre të katërtat e fshatit janë djegur. Është e tmerrshme.
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...
TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen n...
Arrestohet edhe një komisionere e VV-së për manipulim votash
Prokuroria e Prizrenit mban sot konferencë për media për aks...
Raportimet për mungesë vendesh në burgje pas aksionit në Pri...
Pranohet në prova intervista e Kilajt e dhënë për prokurorët...