Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plogosur nga zjarri në një qendër tregtare në Siberi, kanë njoftuar autoritetet ruse.
Shkaku i zjarrit në qytetin Kemerovo ende nuk është bërë i ditur.
Komiteti Hetues i Rusisë ka konfirmuar për pesë persona të vrarë, tri gra, një burrë dhe një fëmijë.
Rreth 30 persona tjerë janë dërguar në spital për t’u trajtuar.
Ende nuk është bërë e qartë nëse personat janë duke vuajtur nga djegiet apo problemet me frymëmarrje si pasojë e tymit.
Një zëdhënës për këtë rajon nga ministria e Brendshme e Rusisë ka thënë se rreth 13 persona janë ende duke munguar në incident.
Në territorin e ndërtesës përfshihet kinemaja dhe një kopsht zoologjik./rel
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër