Një shpërthim në një fabrikë në rajonin e Riazanit në Rusi të premten vonë ka shkaktuar vdekjen e 11 personave dhe ka lënë 130 të plagosur, ka njoftuar Ministria e Emergjencave e Rusisë të shtunën.
Në një deklaratë në Telegram, ministria bëri të ditur se ekipet e shpëtimit vazhduan kërkimet mes rrënojave në vendin e shpërthimit, raporton Reuters.
Guvernatori i rajonit të Riazanit, Pavel Malkov, tha se incidenti ishte shkaktuar nga një zjarr që shpërtheu brenda një punëtorie në fabrikë.
Nuk dihen arsyet e qarta për shkakun e zjarrit, dhe as nuk u përcaktua se çfarë prodhonte fabrika, mirëpo burime anonime të emergjencës i thanë agjencisë së lajmeve, RIA Novosti se zjarri dhe shpërthimi mund të jenë shkaktuar për shkak të shkeljeve të rregullave të sigurisë.
Disa media ruse raportuan se shpërthimi mund të ketë ndodhur për shkak të shpërthimit të barutit në fabrikë.
Në shenjë zie për viktimat, autoritetet vendore shpallën një ditë zie në rajonin e Riazanit.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s