Ndërtesa e Kongresit amerikan në Washington D.C. është vendosur nën bllokim mes një kërcënimi të jashtëm të sigurisë, që doli se ishte një zjarr aty pranë.
Policia e Kongresit Amerikan njoftoi se përderisa një zjarr u raportua disa blloqe larg ndërtesës nën një urë aty pranë, ligjvënësit dhe personeli tjetër në Kongres u informuan menjëherë pasi tymi shihej nga larg. Atyre iu kërkua që të qëndronin brenda ndërtesave dhe larg dritareve dhe dyerve të jashtme.
Departmenti i zjarrit dhe shërbimeve të urgjencës i Washingtonit në rrjetet sociale njoftuan se ata iu përgjigjën “një zjarri të jashtëm në bllokun ‘100 H St SE’ që është shuar”.
Departmenti njoftoi se nuk janë regjistruar lëndime.
Personeli i përfshirë në provën e inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, është evakuuar nga zona.
Kongresi Amerikan aktualisht po funksionon si një zonë ushtarake para inaugurimit të Biden-it, që do të bëhet të mëkurën, me rritjen e sigurisë pasi mbështetësit e presidentit në largim, Donald Trump, u përleshën me policinë dhe bastisën ndërtesën e Kongresit më 6 janar.
Revolta e dhunshme rezultoi në vdekjen e pesë personave.
Përreth Kongresit, ndërtesave të zyrave përreth dhe Gjykatës së Lartë janë vendosur barrikada.
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...
Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën D...