Ushtria e Zimbabves ka deklaruar se do të mbështesë marshimin protestues kundër Presidentit Robert Mugabe, që pritet të mbahet të shtunën në kryeqytetin Harare.
Ky veprim vjen në mes të thirrjeve për dorëheqjen e Presidentit 93 vjeçarë, transmeton portali arbresh.info
Shumica e degëve rajonale të partisë qeverisëse janë bashkuar me veteranët e luftës dhe grupet liberale që kërkojnë dorëheqjen e tij.
Që nga marrja e ushtrisë në kontroll të vendit, Mugabe ka bërë sot paraqitjen e tij të parë publike.
Mugabe kishte qenë nën arrest shtëpie për ditë, por mori pjesë në një ceremoni diplomimi të premten, duke dhënë diploma.
Ushtria bëri lëvizjen e saj pas një lufte të pushtetit mbi pasardhësin e tij. Mugabe shkarkoi nënkryetarin Emmerson Mnangagëa javën e kaluar, me sa duket për të hapur rrugën për gruan e tij, Grace Mugabe, për të marrë përsipër presidencën./arbresh.info/
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja