Hulumtimet e kryera tek minjtë kanë nxjerrë në pah efektin shkatërrues të virusit Zika mbi një lloj qelizash të trurit të të rriturit, jo vetëm ndaj fetusit, tashmë një fakt i vërtetuar, sipas një studimi të publikuar sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Referuar studimit të publikuar në revistën Cell Stem Cell, qelizat staminale përgjegjëse në mënyrën e të nxënit dhe në memorie mund të shkatërrohen nga ky virus.
“Është provuar se Zika mund të depërtojë në trurin e personave në moshë madhore dhe të shkaktojë dëme të pariparueshme”, konfirmoi një prej bashkë-autoreve, Sujan Shresta, pedagoge në “Jolla Institute of Allergy and Immunology”, transmeton atsh.
Ndikimi i virusit mbi fetusin është i vërtetuar, pasi rreziku që Zika mund të shkaktojë është deformimi i kafkës së të porsalindurit. Ky efekt nuk është i njëjtë në krahasim me pasojat që mund të shkaktojë tek të rriturit.
“Ndikimet në trurin e të rriturit janë padyshim më shumë delikate por tashmë jemi më të vetëdijshëm për rreziqet që na presin në të ardhmen “, deklaroi ajo.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten