Fotografi italian ka pasion të madh për krijesat nënujore. Ai jo vetëm që është zhytës profesionist që argëtohet me peshkaqen, por Bartolomeo Bove gjithashtu udhëton nëpër botë për t’i filmuar dhe fotografuar ato nëpër habitate, dhe përvojat e tij i shpërndanë në kanalin zyrtar në YouTube.
Në korrik të vitit të kaluar, Bove udhëtoi në Brazil ku filmoi gjarprin më të madh në botë – anakondën legjendare me ngjyrë të gjelbër, transmeton Telegrafi.
Habitati i anakondave në Amerikan e Jugut është shumë i përshtatshëm për këto krijesa, pasi kanë objekte të ndryshme nën ujë nëpër të cilat mund të fshihen.
Për fat të mirë ai arriti ta gjej “çerdhen” e tyre në lumin Formoso në Brazil – vendi i vetëm me ujë të kthjellët nga ku mund të shihen qartë duke notuar anakondat gjigante.
Bove dhe partneri i tij i zhytjes Juca Ygarape, gjetën dy anakonda mbi 7 metra të gjatë dhe që peshojnë afro 100 kilogramë. Ky fakt nuk i frikësoi aspak dyshen, përkundrazi ata u argëtuan me anakondat. Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë. /Telegrafi/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...