Zhduket piktura më e shtrenjtë në botë

08:34 | 24 Nëntor 2018

Një pikturë  e Leonardo Da Vinçit që u shit për 350 milionë euro vitin e shkuar ka ‘humbur’, duke bërë që dashamirësit e artit të kërkojnë nga Mbretëria Saudite për të konfirmuar lokacionin e saj.

‘Shpëtimtari i Botës’ (Salvator Mundi) nga artisti i madh nuk është parë në publik që nga blerja në Luvrin e Abu Dabit nga princi i kurorës Mohammed bin Salman, transmeton portali arbresh.info.

Tani dijetarët dhe restauruesit e pikturës janë duke u shqetësuar lidhur me vendndodhjen e saj.

Profesor Martin Kemp, njohës i Da Vinçit, i cili ndihmoi në autentifikimin e veprës një dekadë më parë i tha The Times: “Askush jashtë hierarkisë së afërt arabe nuk e di se ku është”.

Në vitin 2005, piktura u ble për më pak se 10 mijë dollarë në një ankand në Nju Orlins nga një konsorcium i tregtarëve të artit që përfshinte Roer Simon, një specialist tek Mjeshtrit e Vjetër.

Kur u pyet se ku mund të jetë piktura 500-vjeçare, ai me shqetësim u përgjigj: “Nuk kam ide. Misteri i lokacionit, është me të vërtetë shqetësues”.

Në qendër të pikturës është Jezusi me një veshje të kaltër që mban një kristal në dorë dhe shikon direkt shikuesin./Arbresh.info/