Zhduket një aeroplan në Rusi

09:09 | 6 Korrik 2021
A Z

Një aeroplan rus AN-26 me 28 persona në bord është zhdukur në gadishullin Kamchatka në lindjen e largët të Rusisë këtë të martë.

Aeroplani, gjatë rrugës nga kryeqyteti rajonal Petropavlovsk-Kamchatskyto fshati Palana në pjesën veriore të gadishullit, humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror gjatë fluturimit, tha Ministria e Emergjencave në Rusi, shkruan Reuters.

Tutje thuhet se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit ishin në rrugën e tyre për në zonë. Në bord ishin 22 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, tha ministria.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme