
Commercial airplane jetliner flying above clouds in beautiful sunset light. Travel and business concept. Backside view
Forca të shumta ajrore në Greqi janë vënë në kërkim të një avioni dy vendesh i cili drejtohej nga një pilot i ri iraken, i cili ishte ende nuk ishte i diplomuar.
Avioni u zhduk 24 orë pasi kontaktoi për herë të fundit me kullën e kontrollit të aeroportit të Janinës dhe ende nuk është zbuluar asnjë gjurmë rreth tij.
Mediat greke shkruajnë se avioni u ngrit nga aeroporti i Kozanit për fluturimin, dhe piloti ishte i vetëm, pa asnjë shoqërues, në orën 11:20 ditës së djeshme. Sipas informacionit nga Shërbimi i Aviacionit Civil, ai duhej të fluturonte mbi Janinë, pa u ulur dhe më pas të kthehej në Kozan, ku ndodhet edhe shkolla e trajnimit.
Hetimet për të gjetur pilotin po përqendrohen në Zagori, ku banorët thanë se kishin dëgjuar zhurmën e një avioni me një motor.
Banorët e zonës të cilët folën për zougla.gr theksuan se “koha është aq e keqe saqë është shumë e vështirë për dikë të mbijetojë nëse aeroplani është rrëzuar këtu”.
Fluturimi i vetëm stërvitor i pilotit iraken ishte i vështirë për një pilot papërvojë, i cili u thirr të fluturonte mbi malet e Pindos në kushte që ishin të vështira edhe për pilotët më me përvojë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...