
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu arrives for a speech at his Jerusalem office on March 14, 2020, regarding the new measures that will be taken to fight the Corona virus in Israel. - Netanyahu said Israel would shut down eateries, shopping centres and gyms in a bid to halt the spread of coronavirus. Netanyahu also said he would ask the government's approval in the upcoming cabinet meeting set to be held via video conference to allow "technologies used in the war against terror" to be used to track the movements of Israelis with coronavirus. (Photo by GALI TIBBON / various sources / AFP) (Photo by GALI TIBBON/AFP via Getty Images)
Gjatë fjalimit të Netanyahut para ceremonisë së betimit, në radhët e opozitës duke iu referuar gjyqit për korrupsion ndaj kryeministrit, u ngritën zëra të tillë si “ryshfet, mashtrim, mos e shpenzo kot besimin”.
Kriza e koalicionit në Izrael që nisi pas sulmit në nëntor 2018 në Rripin e Gazës nën okupim, përfundoi me prezantimin e qeverisë në Parlament të cilën kryeministri Benjamin Netanyahu e formoi me liderin e aleancës “Kaltër dhe Bardhë” Benny Gantz.
Përpara ceremonisë së betimit të koalicionit Netanyahu-Gantz në Parlament pati tensione.
Gjatë fjalimit të Netanyahut para ceremonisë së betimit, në radhët e opozitës duke iu referuar gjyqit për korrupsion ndaj kryeministrit, u ngritën zëra të tillë si “ryshfet, mashtrim, mos e shpenzo kot besimin”.
Deputetët e Bllokut të Listës së Përbashkët Arabe që përbëhet nga partitë që përfaqësojnë palestinezët, shtetas të Izraelit, kundërshtuan shpeshherë Netanyahun gjatë fjalimit të tij.
– “Nuk ka paqe me okupim dhe racizëm”
Kryeministri izraelit pretendoi gjatë fjalimit të tij se disa rajone në Bregun Perëndimor nën okupim duhet të “aneksohen” dhe se ky hap “mund sjellë paqe” në rajon, ndërkohë që deputeti i Bllokut të Listës së Përbashkët Arabe, Yousef Jabareen, reagoi ndaj Netanyahut duke thënë se “Nuk ka paqe me okupim dhe racizëm”.
Qeveria e koalicionit Netanyahu-Gantz me 34 ministra u bë qeveria me më shumë ministra në historinë e Izraelit.
– Kriza e koalicionit shkaktoi 3 palë zgjedhje të parakohshme
Ish-ministri i Mbrojtjes, Avigdor Liberman dha dorëheqje nga qeveria e koalicionit në drejtimin e Netanyahut me të cilin ai ishte partner, duke reaguar ndaj armëpushimit të arritur pas sulmit që Izraeli kreu ndaj Gazës në nëntor 2018.
Koalicioni i Netanyahut që po dobësohej gjithnjë e më shumë, pas këtij zhvillimi në dhjetor 2018 vendosi shkuarjen në zgjedhje të parakohshme,
Vitin e kaluar në vend u mbajtën 2 palë zgjedhje të parakohshme, njëra më 9 prill tjetra me 17 shtator, por që në të dyja zgjedhjet asnjë parti as nga bloku i majtë as nga ai i djathtë nuk arriti numrin e 61 deputetëve të nevojshëm për formimin e koalicionit.
Pasi që edhe në zgjedhjet e shtatorit nuk u bë e mundur formimi i qeverisë, populli në Izrael u drejtua drejt kutive të votimit sërish më 2 mars të këtij viti.
Partia Likud nën drejtimin e Netanyahut përfundoi e para zgjedhjet duke dërguar 36 deputetë në Parlamentin me 120 vende.
Lideri i aleancës “Kaltër dhe Bardhë”, Gantz pas zgjedhjeve më 2 mars u dakordua me kundërshtarin e tij Netanyahu për formimin e qeverisë së koalicionit.
Pas kësaj Partia Yesh Atid dhe partia Telem u ndanë nga aleanca “Kaltër dhe Bardhë” në të cilën ishin partnerë./AA/
Edi Rama mbledh kabinetin qeveritar me ministrat e rinj
ZPS: Thaçi, përmes Fazliut, e udhëzoi Remin si të dëshmonte
Konjufca takon ambasadoren finlandeze, flasin për njohjen e ...
ZPS: Thaçi kishte shënjestër dëshmitarët që i shihte si kërc...
Ragmi Mustafi vazhdon si Këshilltar Politik i Kurtit për Lug...
Sonte Kosova-Sllovakia, Dardanët synojnë fitore