Presidenti afgan Ashraf Ghani duket se do të fitojë mandatin e dytë, pasi që rezultatet preliminare të zgjedhjeve tregojnë se ai është drejt fitores së shumicës së ngushtë.
Ai ka siguruar 50.64% të votave në zgjedhjet e 28 shtatorit, thotë zyrtarët, transmeton portali arbresh.info.
Rezultatet fillestare janë vonuar për shkak të protestave dhe akuzave për mashtrim.
Rivali kryesor i Ghanit, Dr Abdullah Abdullah fitoi 39.52 për qind të votave.
Por ai ka refuzuar rezultatin dhe pritet të paraqesë ankesë para se të shpallet rezultati përfundimtar.
“Ne do të donim ta sqaronim edhe një herë … që ekipi ynë nuk do të pranojë rezultatin e këtij votimi mashtrues nëse nuk adresohen kërkesat tona legjitime,” tha një deklaratë nga ekipi i Dr Abdullahut të dielën.
Dr Abdullah debaton rreth 300,000 vota. Një njoftim për rezultatin përfundimtar mund të zgjasë me javë./arbresh.info/
Qeveria mban 1 minutë heshtje për tre kosovarët që vdiqën tr...
Osmani shtroi iftar për Myftiun Tërnava
Remitencat në Kosovë arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025...
Tërnava: Mesazhi i Fitër Bajramit është paqja, lutemi që Zot...
Kurti: Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për presidenti...
ATK nis zbatimin e marrëveshjes Kosovë–Itali për eliminimin...