Kongresi i partisë SPD në Berlin ka emëruar Olaf Scholz si kandidatin e saj për kancelar në zgjedhjet e ardhshme federale në fund të shkurtit.
Nominimi, pothuajse unanimisht, u bë me ngritjen e dorës.
Gjatë fjalimit të tij në kongres, Scholz nuk kurseu anët e të djathtës ekstreme, ndërkohë që në të njëjtën kohë AfD po zgjidhte kandidaten e saj për kancelare, Alice Weidel.
“Shikoni se çfarë po ndodh në Austri, ku është emëruar një kancelar i cili – nuk mund të përshkruhet ndryshe, një ekstremist i djathtë. Kjo është shqetësuese dhe ne nuk mund ta pranojmë”, shtoi ai.
Duke iu referuar CDU-së dhe CSU-së, ai tha se “nuk është koha për magji, as koha për receta të vjetra apo për të bërë politikë mbi kurrizin e njerëzve të thjeshtë”.
Duke komentuar koalicionin që ai drejton Ssholz the se ”kemi pasur tre vite të vështira, shumë argumente, shumë mosbesim. Disa gabime. Ndoshta duhet të kisha goditur më parë grushtin në tavolinë. Ndoshta duhet ta kisha mbyllur koalicionin më shpejt”./abcnews.al
KPK-ja hap konkurs të ri për Kryeprokuror të Shtetit
Kurti: Një IPK e fortë do të thotë një polici më e pastër
KQZ del me udhëzime për votimin me postë pas “shqetësimeve t...
Pronat, problem për integrimin: Rama pranon vështirësitë, Eu...
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...