Votuesit francezë votojnë sot në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare.
Qytetarët pritet të japin një mesazh të qartë nëse Presidenti Emmanuel Macron do të marrë një shumicë funksionale në Asamble apo do përfundojë pa mbështetjen e nevojshme për të çuar përpara agjendën e tij të reformave.
Më pak se dy muaj pas rizgjedhjes, Macron përballet me një sfidë të fortë nga një bllok i bashkuar i krahut të majtë. Sondazhet tregojnë se mund ta privojë presidentin nga një shumicë e plotë edhe nëse e majta nuk merr kontrollin e parlamentit.
Eksponentë të qeverisë presin një paraqitje mjaft të dobët në raundin e parë për koalicionin e Macron, me një numër rekord votuesish që do të abstenojnë.
Blloku i së majtës i Zhan Luk Melensho, shpreson të përfitojë nga zemërimi i qytetarëve me rritjen e kostos së jetesës. Rezultat pozitiv pret dhe Marinë Le Pen, e cila mund ta sigurojë mandatin e saj që në këtë raund të parë./javanews/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...