Janë zhvilluar këtë fundjavë në Itali zgjedhjet lokale në 1004 komuna. Rreth 9 milionë italianë janë thirrur në votime për zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë në 25 kryeqëndra rajonesh e provincash.
Lëvizja 5 yje ka shënuar një humbje të thellë duke mos fituar në asnjë nga qytetet e mëdha e madje as dhe në Gjenova, qyteti i lindjes i Beppe Grillos liderit të kësaj force politike. Lëvizja 5 Yje gjithashtu ka mbetur jashtë dhe nga ballotazhi elektoral në shumicën e këtyre komunave i përcaktuar nga rezultati i zgjedhjeve e që priten të zhvillohen më datë 25 gusht mes kandidatëve të qëndrës së djathtë e të qëndrës së majtë italiane.
Pjesëmarrja në këto votime ka qënë rreth 60.7 % duke shënuar një ulje në krahasim me zgjedhjet e mëparshme të cilat kanë shënuar rreth një pjesëmarrje në 66,85% . I vetmi qyetet i cili ka mundur të rikonfermoj në këto votime kryetarin e ardhshëm të Bashkisë pa patur nevoj për sfidën e ballotazhit, ka qënë qyteti i Palermos me Leoluca Oralndin i cili kandidoj me një listë të qëndrës së majtë italiane por pa simbole politike. Lëvizja 5 yje ka shënuar në flop të vërtetë në këto zgjedhje lokale duke mos mundur të fitoj në asnjë qytet e komunë.
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...