Një gjykatës amerikan i ka dhënë më shumë kohë administratës së Trumpit për të ribashkuar fëmijët me prindërit që kanë moshën pesë e më poshtë.
Vendimi erdhi, pasi prokurori tha se më shumë se gjysma e 102 të fëmijëve mund të kthehen tek prindërit sipas afatit origjinal të së martës, transmeton portali arbresh.info.
Ata janë në mesin e 2,300 fëmijëve të ndarë nga prindërit që po ndiqen penalisht për kalim ilegal të kufirit.
Të rriturit thonë se kanë ikur nga varfëria dhe dhuna mes bandave në Amerikën Qendrore.
Unioni i Lirive Amerikane Civile (ACLU) tha se pasi shikoi listën prej 102 fëmijëve nën moshën pesëvjeçare nën kujdesin e qeverisë, “duket së më pak se gjysma janë bashkuar” deri me 10 korrik.
Megjithatë, gjatë një seance të hënën, avokati i Departamentit të Drejtësisë Sarah Fabian tha se 54 fëmijë duhet të kthehen me prindërit e tyre deri të martën.
Në seancën dëgjimore në San Diego gjykatësi Dana Sabraw u pajtua se disa raste “do të kërkojnë kohë shtesë” për ribashkimin.
Autoritetet e emigracionit kanë ofruar pak informacion rreth ribashkimit ose çfarë vjen më pas./arbresh.info/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...