Zëvendësministri i Shëndetësisë në Iran është infektuar me koronavirus, bëjnë të ditur zyrtarë të ministrisë.
“Testi për koronavirus për Harirchi, zëvendësministri i shëndetit i cili ishte në linjat e para të luftimit të koronavirusit, ka rezultuar pozitiv”, tha Alizreza Vahabzadeh, transmeton portali arbresh.info.
Iraj Harirchi është parë të kollitet herë pas here dhe dukej se po djersitej gjatë një konference për shtyp të hënën me zëdhënësin e qeverisë Ali Rabiei.
Agjencia e lajmeve gjysmë zyrtare e ILNA gjithashtu raportoi se Harirchi kishte kontraktuar virusin./arbresh.info/

Astronautët shkruajnë histori, arrijnë distancën më të largë...
Kimmich: Real Madrid dhe Bayern Munich janë klubet më të mëd...
Hoxhaj: Pengimi i shqipes në provim është sfidim i rendit ku...
PDK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë ...
Kompany para sfidës me Realin: Kjo është ndeshja më e vështi...
Komuna e Prishtinës ka caktuar lokacionin për hedhjen e mbet...