Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në lidhje me fitoren e vendit të tij në Festivalin e 66-të të Këngës “Eurovizion 2022” i cili këtë vit u mbajt në Itali tha se do të punojnë për të pritur pjesëmarrësit dhe të ftuarit e Eurovizionit në Mariupolin ukrainas, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga llogaria e tij në Telegram, lidhur me fitoren e Eurovizionit të këtij viti nga “Orkestra Kalush” që përfaqësoi Ukrainën me këngën “Stefania”, Zelenskyy tha se muzika e Ukrainës dhe guximi i ukrainasve kanë ndikuar Evropën.
“Vitin e ardhshëm Ukraina do të presë Eurovizionin, për herë të tretë në historinë e saj dhe besoj se nuk është hera e fundit”, tha ai.
Për qytetin Mariupol i cili ende është nën rrethimin rus, Zelenskyy tha: “Ne do të bëjmë më të mundurën tonë për të pritur pjesëmarrësit dhe të ftuarit e Eurovizionit një ditë në Mariupolin ukrainas”.
Ai falënderoi ekipin që përfaqësoi Ukrainën në këtë aktivitet duke thënë: “Jam i sigurt se korda jonë fitimtare në betejën me armikun nuk është larg”.
Kujtojmë se Ukraina ka fituar Festivalin e Këngës “Eurovizion” në vitet 2004 dhe 2016.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...