Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk beson se Rusia do të përdorë armët bërthamore, por i ka bërë thirrje botës që të ndalë kërcënimet ruse.
“Bëhet fjalë për shkatërrimin e vendit – për fillimin e saj. Nuk mund ta kuptojë se si shërbimet inteligjente të botës, mendjet e ndritura mund ta lejojnë Rusinë që ketë mundësinë të mendoj për këtë”, shtoi Zelensky, raporton Reuters.
Megjithatë ai theksoi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, por në këto momente sipas Zelenskyt është vështirë të parashikohet.
“Më vjen keq, të frikësohesh nga diçka që ky shtet mund ta bëjë, me të në një formë apo tjetër të dakordohet për diçka është gjëja më e keqe. Në fakt është fillimi i Luftës së Tretë Botërore”, theksoi presidenti ukrainas.
Ai gjithashtu bëri të ditur se nuk mund të ketë dialog me njerëzit që kërcënojnë me armë bërthamore.
Ndryshe ushtria ukrainase po vazhdon me kundërofensivën – duke çliruar çdo ditë pjesë të mëdha te territorit të Ukrainës. /arbresh.info/
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...