Ukraina është gati të “ecë përpara” me marrëveshjen kornizë te paqes – të propozuar nga SHBA-ja – ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump tha se vendet po i afrohen “shumë” një marrëveshjeje, sipas “Independent”.
Presidenti amerikan, Trump tha sot se mendon se negociatorët po bënin progres.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thuhet se është gati të avancojë me bisedimet e paqes, dhe u ka kërkuar udhëheqësve evropianë të hartojnë plane për një “forcë sigurie” në Ukrainë.
Udhëheqësi ukrainas thuhet se është gati të diskutojë “pikat e ndjeshme” të planit, duke shtuar se Evropa duhej të përfshihej në bisedimet që ndikonin në sigurinë e saj.
Deklarata e Zelensky vjen pasi Kievi tha se mbështet “thelbin” e marrëveshjes së paqes pas negociatave intensive midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë.
Një zyrtar ukrainas tha se çështjet më të ndjeshme të marrëveshjes do të duhej të diskutoheshin nga presidenti amerikan, Trump dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas pretendimeve se Kievi kishte pranuar kushtet e një marrëveshjeje – (jo për planin e SHBA-së).
Një zyrtar ukrainas i përfshirë në negociata tha për “Independent” – se SHBA-ja kishte rënë dakord për një dokument të hartuar nga aleatët e Evropës në Gjenevë gjatë fundjavës./atsh
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër