Dita e Pavarësisë së Ukrainës këtë vit është një ditë e zymtë, me presidentin Volodymyr Zelensky, zonjën e parë Olena Zelenska dhe personalitete të tjera që u kanë bërë homazhe atyre që janë vrarë që kur Rusia pushtoi vendin gjashtë muaj më parë, shkruan CNN.
Dyshja vendosën lule të verdha dhe blu në Murin e Kujtesës së Mbrojtësve të rënë të Ukrainës në Kiev, për të shënuar Ditën e Pavarësisë së vendit. Në një fjalim, Zelensky u zotua të çlirojë të gjitha territoret e Ukrainës të pushtuara nga Rusia.

“Nuk na intereson çfarë ushtrie keni, neve na intereson vetëm toka jonë. Ne do të luftojmë për të deri në fund”, tha ai./abcnews.al
KEK në regjim të jashtëzakonshëm: 3 njësi të Kosova A në ope...
Suspendohen nga puna dy kirurgët, që u rrahën pak ditë më pa...
“Diskutim i hapur dhe miqësor”/ Osmani takohet me presidente...
I mbijetuari i “Natës së Tmerrit” në Mitrovicë: Nëna ime u v...
Keqpërdorimet e votave në Deçan e Junik, intervistohen 30 të...
Gazmend Muhaxheri mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”