Pak para fjalimit të presidentit ukrainas , Volodymyr Zelensky në OKB, Shërbimi i Sigurisë së vendit në Ukrainë ka pohuar se Rusia po planifikon të provokojë në shkallë të gjerë në qytetin jugor të Mariupolit, në mënyrë që t’ia hedhin fajin ushtrisë ukrainase.
Nëpërmjet një postimi në Telegram, Shërbimi i Sigurimit në vend tha se të dhënat tregojnë se forcat ruse planifikojnë të mbledhin trupat e civilëve të vrarë në Mariupol nga rusët dhe ti paraqesin si viktima të ushtrisë ukrainase, shkruan BBC.
“Detyra kryesore e propagandës ruse sot është që të largojë sa më shumë vëmendjen e audiencës, ndërkombëtare dhe vendase nga masakra në Bucha”, thonë zyrtarët e Shërbimit të Sigurisë në Ukrainë.
Ndërkohë Rusia mohon çdo përfshirje në vrasjen e civilëve në qytetin Bucha, pas tërheqjes së ushtrisë ruse nga atje.
Kremlini pretendon se materialet pamore, videot dhe fotot e publikuara nga Ukrainas janë fabrikuar, në mënyrë që t’ia hedhë fajin Rusisë./arbresh.info/
Sveçla jep detaje për Ligjin për të Huajt e atë për Automjet...
Kurti mirëpriti grupin e alpinistëve që do të ngjisin majën ...
Valë tërmetesh me epiqendër në rajonin e Korçës, banorët të ...
Hargreaves: NATO-ja është kyçe për të ardhmen e Kosovës
Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua