Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalimit të tij të mbrëmshëm tha se agresioni rus nuk është i kufizuar vetëm në Ukrainë.
Sipas tij, Rusia ka në shënjestër të gjithë Europën, transmeton portal arbresh.info
Zelensky i kërkoi Perëndimit të vendosë një embargo të plotë ndaj produkteve ruse të energjisë dhe të furnizojë Ukrainën me armë shtesë.
Ai tha se përdorimi i forcës nga Rusia ishte “një katastrofë që në mënyrë të pashmangshme do t’i godasë të gjithë”.
Zelensky tha se Ukraina është gati për një betejë të ashpër, pasi forcat ruse po grumbullohen në lindje të vendit.
“Kjo do të jetë një betejë e vështirë, ne besojmë në këtë luftë dhe fitoren tonë. Ne jemi të gatshëm të luftojmë njëkohësisht dhe të kërkojmë mënyra diplomatike për t’i dhënë fund kësaj lufte”, shtoi ai.
Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak tha se Presidenti Zelensky dhe Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të takohen derisa Rusia të mposhtet në lindje./bbc/arbresh.info/
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro