Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se shteti i tij po punon në zhvillimin e llojeve të reja të sistemeve të mbrojtjes ajrore për t’u përballur me “rreziqet e reja”, pasi Rusia përdori një ditë më herët një raketë të re balistike me rreze të mesme veprimi.
Zelensky, në video-adresimin e tij më 22 nëntor, tha se testimi i një arme të re me qëllim që ta terrorizojë një shtet tjetër, përbën “krim ndërkombëtar”. Ai kërkoi nga faktori ndërkombëtar të përgjigjet në mënyrë që ta frenojë Rusinë nga zgjerimi i luftës, që ka nisur më 2022.
“Në emrin tim, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës veçse po mban takime me partnerët tanë sa u përket sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore që janë të afta të mbrojnë jetë njerëzish nga rreziqet e reja”, tha Zelensky.
“Kur dikush nis të përdor shtete të tjera jo vetëm për terror, por edhe për testim të raketave të tyre të reja përmes akteve të terrorit, atëherë kjo qartazi është krim ndërkombëtar”, shtoi ai.Po të premten, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se shteti i tij do të vazhdojë të testojë raketën e re edhe në “kushte luftuese”.
Rusia e ka përdorur të ashtuquajturën raketë hipersonike, Oreshnik, kundër Ukrainës më 21 nëntor, kur sulmoi qytetin Dnipro.
Zelensky ndërkaq u bëri thirrje ukrainasve të jenë vigjilentë, teksa Rusia po vazhdon sulmet./rel/
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...
Trump, i qetë pas të shtënave/ Presidenti i SHBA: Nuk isha i...
Vjosa Osmani refuzon të komentojë për çështjen e presidentit...