Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se “të gjitha vendet e botës” duhet të përgatiten për mundësinë që presidenti rus, Vladimir Putin të përdorë armë taktike bërthamore në luftën kundër Ukrainës.
Në një intervistë për CNN-në, ai tha se Putini mund të shfrytëzojë armët bërthamore ose kimike sepse për të jeta e ukrainasve nuk ka vlerë.
“Jo vetëm unë – e gjithë bota, të gjitha vendet duhet të shqetësohen”, tha ai. “Për ta, jetët e njerëzve nuk vlejnë asgjë. Dhe ky nuk është më një problem vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën”, tha ai.
Më herët në një fjalim natën drejtuar kombit, Zelensky tha se ukrainasit duhet të jenë krenarë që kanë mbijetuar 50 ditë nën sulmin rus.
Ai e quajti pushtimin rus absurd dhe vetëvrasës, “Kemi duruar 50 ditë, 50 ditë pushtimin rus, edhe pse pushtuesit na dhanë maksimumi pesë ditë”.
Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik