Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se do të zhvillojë bisedime paqeje me Rusinë nëse tërhiqet nga i gjithë territori ukrainas. Por duke folur në mbyllje të samitit për paqen në Zvicër, ai tha se Putin nuk do ta përfundonte luftën dhe duhej të ndalohej në çdo mënyrë, qoftë me mjete ushtarake apo diplomatike.
Ai shtoi se ndihma perëndimore nuk ishte e mjaftueshme për të fituar luftën, por samiti ka treguar se mbështetje ndërkombëtare nuk po dobësohej.
Takimi përfundoi me dhjetëra vende që angazhohen për integritetin territorial të Ukrainës. Ata miratuan një dokument përfundimtar, por disa vende pjesëmarrëse, përfshirë India, Afrika e Jugut dhe Arabia Saudite nuk e nënshkruan atë.
Më shumë se 90 vende dhe organizata ndërkombëtare morën pjesë në samit. Rusia nuk u ftua dhe mbështetësi i saj më i madh Kina nuk ishte e pranishme, duke bërë që disa të hidhnin dyshime mbi efektivitetin e samitit./abcnews.al/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale