Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për transpetuesin publik në Ukrainë ka komentuar mbi luftën në Ukrainë.
Zelensky ka deklaruar se forcat e Ukrainës janë duke e mbrojtur vendin e tyre në mënyrë humane, transmeton portal arbresh.info
“Populli ynë është mbrojtësi ynë kryesor. Populli ynë është aleanca jonë e sigurisë”, tha ai.
Zelensky gjithashtu ka theksuar se “NATO nuk e pranon Ukrainën si pjesë të saj, pasi ka frikë nga Rusia”.
“Ne nuk na çojnë në NATO sepse njerëzit (në NATO) kanë frikë nga Rusia. Ne rregull. Ne kemi nevojë për garanci të tjera sigurie. Ka shtete që janë gati të bëhen garantues”, tha ai.
Ai gjithashtu ka shtuar se “vendet tjera duhet të bëhen ukrainas për një kohë” për të kuptuar situatën në të cilën ndodhen njerëzit e Ukrainës./arbresh.info/
https://twitter.com/ukraine_world/status/1506044655380668423
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Ekonomisë
Këto pjesë në Mitrovicë mund të mbesin pa ujë përkohësisht s...
Gjendet arsenal armësh në një fshat në Shkodër, arrestohen d...
Kush ishte ‘El Mencho’, udhëheqësi i frikshëm i kartelit të ...
Intervistat ndërkombëtare, Osmani: Për mbrojtje të Kosovës d...
Begaj në Jordani: Intensifikojmë marrëdhëniet mes dy vendeve...