Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar Donald Trumpit të vizitojë Ukrainën dhe të shohë vetë shkatërrimin e sjellë nga pushtimi i Rusisë.
“Ju lutemi, përpara çdo lloj vendimi, çdo lloj forme negociatash, ejani të shihni njerëz, civilë, luftëtarë, spitale, kisha, fëmijë të shkatërruar ose të vdekur”, tha Zelensky, shkruan skynews.
“Do ta kuptoni me kë keni marrëveshje.”
Sipas presidentit ukrainas, vetëm kështu Trump “do ta kuptojë atë që bëri Putini”.
Bëhet e ditur se Zelenskyy më parë ftoi JD Vance për të vizituar Ukrainën gjatë vizitës të liderit ukrainas në Shtëpinë e Bardhë në shkurt.
Ndryshe, Trump ende nuk i është përgjigjur ofertës që ai të vizitojë Ukrainën. /Telegrafi/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...