Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur i gatshëm të shkëmbejë të burgosurit rusë të luftës në këmbim të kalimit të sigurt për civilët dhe trupat ukrainase në Mariupol.
Zelensky tha se janë rreth 1,000 civilë të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit.
Ai shtoi se situata në qytetin e rrethuar po përkeqësohet, me qindra të plagosur.
Më herët, sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmirty Peskov, akuzoi Ukrainën për frenim të negociatave të paqes. Peskov tha se topi ishte në fushën e Kievit pasi Rusia i dorëzoi një dokument Ukrainës.
Duke iu referuar deklaratës së Peskov, Zelensky tha se ai nuk e kishte parë apo dëgjuar për dokumentin në lidhje me bisedimet e paqes./A2CNN/
Aksion kundër informalitetit në Durrës, Task-forca godet abu...
Trump thotë se dëshiron naftë iraniane
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu