Volodymyr Zelensky ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Donald Trump “për gatishmërinë e tij për të mbështetur mbrojtjen” e jetëve të ukrainasve.
Presidenti ukrainas i bëri këto komente gjatë video adresimi të mbrëmjes, pasi presidenti amerikan njoftoi se po i shiste armë NATO-s për të ndihmuar Ukrainën.
Trump i dha gjithashtu Rusisë 50 ditë për të arritur një armëpushim ose të përballet me sanksione të shtuara.
Zelensky tha se zhvilloi një diskutim “produktiv” në Kiev me përfaqësuesin special të Trump në Ukrainë, Keith Kellogg.
Ndryshe gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Trump njoftoi se do t’i japë armë NATO-s të cilat me pas do t’i dërgohen Ukrainës. /Telegrafi/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj