Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një intervistë për Sky Neës ka kritikuar edhe njëherë Perëndimin mbi luftën në Ukrainë.
Në intervistë, ai tha se Putini dhe forcat ruse duan që ukrainasit të ndihen si kafshë, transmeton portal arbresh.info
“Ata duan që ne të ndihemi si kafshë. Ata kanë bllokuar qytete tona, i kanë lënë njerëzit pa ujë dhe pa ushqim. Dje një fëmijë vdiq…”tha ai.
“Është ideja e një operacioni ushtarak, ose siç thotë Putini. Ata na trajtojnë si kafshë, por ne nuk jemi,” shtoi ai.
Zelensky tha se vendi i tij nuk mund ta ndalonte luftën kundër Rusisë i vetëm dhe se kombet duhet të veprojnë tani para se të jetë tepër vonë.
Gazetarja e Sky News e paralajmëroi atë për deklaratat e liderëve perëndimorë të cilët thanë se mbyllja e qiejve mbi Ukrainë do të nënkuptonte një konflikt dhe përshkallëzim edhe më të keq.
“Çfarë do të thotë të jesh më keq? Më keq për kë? Për familjet tona? Jo. Për ata ( Perëndimin). Jo, nuk e dimë, askush nuk e di. Por ne e dimë qartë se është shumë keq tani. Dhe në të ardhmen. Më besoni, që nëse nuk mbyllet hapësira ajrore, miliona njerëz do kenë vdekur deri atëherë”, shtoi ai./arbresh.info/
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...