Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është vetëm “çështje kohe”, tha Volodymyr Zelensky teksa mirëpriti Jens Stoltenberg në Kiev.
“Është çështje kohe kur Ukraina të jetë anëtare me të drejta të plota të aleancës. Ne po bëjmë gjithçka për këtë moment”, tha Zelensky.
Presidenti ukrainas i kërkoi gjithashtu Stoltenberg më shumë sisteme të mbrojtjes për kundërofensivën në dimër.
“Sekretari i Përgjithshëm ra dakord për të na ndihmuar, për të“mobilizuar anëtarët e Aleancës”, tha Zelensky gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Stoltenberg.
“Këtë dimër duhet ta kalojmë së bashku, për të mbrojtur infrastrukturën tonë energjetike dhe jetën e bashkëqytetarëve tanë”, theksoi ai./abcnews.al
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare
OKB: Mesatarisht 47 gra dhe vajza vriten çdo ditë gjatë luft...
Vjosa Osmani falënderon presidentin Erdogan për ftesën në Fo...