Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenskiy, ka paralajmëruar “fundin” e Evropës nëse shpërthen centrali bërthamor në Enerhodar.
“Evropa duhet të zgjohet tani. Stacioni më i madh bërthamor në Evropë është në flakë. Tani për tani tanket ruse po bombardojnë njësitë bërthamore. Këto janë tanket që kanë vizion termik, kështu që ata e dinë se ku po granatojnë. Ata u përgatitën për të. Ne i paralajmërojmë të gjithë se asnjë komb i vetëm nuk ka bombarduar kurrë stacionet e energjisë bërthamore. Për herë të parë në historinë e njerëzimit, shteti terrorist kryen terrorizëm bërthamor”, deklaroi Zelenskiy.
Ai i ka lutur lidershipin politik evropian që të veprojnë menjëherë.
“Evropianë, ju lutem, zgjohuni. U thoni politikanëve tuaj, trupat ruse po bombardojnë centralin bërthamor të Zaporizhzhia, qytetin Enerhodar. Ka 6 njësi energjie. Gjashtë. Nëse do të ketë një shpërthim, ai do të përfundojë për të gjithë ne, fundi i Evropës, evakuimi i Evropës. Vetëm veprimi i menjëhershëm i Evropës mund të ndalojë trupat ruse dhe të parandalojë vdekjen e Evropës nga fatkeqësia në një stacion bërthamor”, deklaroi ai në një adresim mëngjesin e sotëm./arbresh.info/
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s