Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Zelandës së Re, Steven Joyce u qëllua me një lodër seksi gjatë fjalës, me rastin e Ditës së Waitangi, që kujton nënshkrimin e Traktatit të 1840 -ës, që e bëri Zelandën e Re, pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, duke garantuar edhe të drejtat e popullsisë indigjene Maori.
Ishte infermierja Josie Butler, që e qëlloi Ministrin me një penis gome. Dhe ndërsa ia lëshoi në fytyrë i tha: “Kjo është për përdhunimin që po i bëni sovranitetit tonë”.
Reagimi i saj ishte një protestë kundër marrëveshjes së tregtisë mes 12 vendeve, i njohur si Partneriti i Trans Paqësorit, TTP, që u nënshkrua të enjten në Oakland, pas pesë vitesh negociatash.
Ministri nuk pësoi lëndime dhe e konsideroi një shaka, megjithesë nuk gjeti një lidhje mes penisit dhe sovranitetit.
Ndërsa Butler u ndalua nga policia dhe u la me pas e lirë pa asnjë akuzë kundër saj.
Pakti i tregtisë mes 12 vendeve ka revoltuar banorët, sipas të cilëve hiqet dorë nga sovraniteti kombëtar, i garantuar nga Trakatati Waitangi i 1840 -ës.
Infermierja Josie Butler, kritike e ashpër e marrëveshjes tha se ajo do të sjellë rritjen e çmimit të medikamenteve dhe do të verë në rrezik kujdesin shëndetësor publik.
https://www.youtube.com/watch?v=eCZkgZDMxTM
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin