Zelanda e Re ka porositur 1.2 milion centimetra katrorë lëkurë nga Amerika për të trajtuar pacientët që kanë pësuar djegie deri në 95% në trup nga vullkani i së hënës.
Kirurgët kanë punuar 24/7 në 29 pacientët që ndodhen në njësitet e djegieve qëkur shpërtheu papritmas vullkani në Ishullin e Bardhë, transmeton portali arbresh.info.
Gjashtë persona janë konfirmuar të vdekur pas shpërthimi, gjersa dy gra britanike besohet të jenë në mesin e 30 personave të shtruar në spital.

Trupat e tetë personave mendohet të jenë në ishull pasi aktiviteti gjithnjë e në rritje vullkanik po i ndalon autoritetet të kthehen sërish.
Për shkak të numrit të paparë të viktimave të djegura në të njëjtën kohë dhe natyrës së djegies së tyre nga gazrat toksike vullkanike, kirurgët duhet të punojnë më shpejt se zakonisht, tha Dr. Peter Watson, drejtor klinik në Spitalin Middlemore ku është njësia kombëtare e djegies.
Ai tha se 1.2 milion cm katrorë lëkurë po vijnë nga Shtetet e Bashkuara pasi “urgjentisht duhen më shumë shartime të lëkurës”.
Një numër i pacientëve kanë djegie deri në 95% të trupit të tyre, ndërsa mesatarja është 40-50%, dhe 22 mbeten në mbështetje të rrugëve të frymëmarrjes për shkak të djegieve që prekin mushkëritë e tyre./arbresh.info/
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...
Policia interviston 14 të dyshuar për manipulim të votave në...
Sekuestrohen mbi 24 mijë euro mbathje sportive të falsifikua...
SHBA dhe Azerbajxhani nënshkruajnë një marrëveshje partnerit...
Basha: Nënkryetarët nesër do të votohen si pako, seanca mbah...